Gjermania identifikon rastin e parë të koronavirusit

Tuesday, 28 Janar 2020 10:10

Gjermania ka deklaruar rastin e parë të konfirmuar të koronavirusit, që ka shpërthyer në  Kinë, duke shtuar kështu shqetësimin për përhapjen e virusit si grip, në një kohë që numri i të vdekurve në Kinë ka arritur në 106, shkruan Reuters.

Ministria e Shëndetësisë së Bavarisë tha të hënën në mbrëmje vonë se një njeri në qytetin Starnberg, 30 km në jugperëndim të Mynihut, ishte konfirmuar se vuante nga virusi.

Pacienti është në “gjendje të mirë” dhe I izoluar nën mbikqyrje mjekësore, tha ministria në një deklaratë të publikuar në internet pa zbuluara asnjë detaj mbi moshën apo kombësinë e pacientit.

“Njerëzit që kanë qenë në kontakt me pacientin, janë informuar me hollësi për simptomat e ndryshme, masat e higjenës dhe rrugët e transmetimit,” tha ministria, e cila sot do të mbajë një konferencë për shtyp në orën 10:00.

 

Virusi, që shpërtheu në qytetin kinez Wuhan në fund të vitit të kaluar, ka vrarë 106 persona, ka infektuar 2800 të tjerë dhe ka bllokuar miliona vetë gjatë festimeve të Vitit të Ri Hënor si dhe ka tronditur tregjet globale.

Raste të lidhura me njerëz që kanë udhëtuar nga Wuhan janë konfirmuar në dhjetëra shtete, nga Japonia në SHBA, por asnjë nuk është raportuar se ka vdekur jashtë Kinës.

Ministri gjerman i Shëndetësisë, Jens Spahn, tha se ai nuk ishte i habitur që virusi kishte mbërritur në Gjermani, por rasti në Bavari tregoi se sa të përgatitur ishin autoritete.

Ai tha se autoritete kishin bërë gjithçka të mundshme që të ndalonin përhapjen e virusit.

“Rreziku për shëndetin e njerëzve në Gjermani nga sëmundja e re respiratore nga Kina, është i ulët,” tha ai, duke cituar gjykimin e ekspertëve të Instituti “Robert Koch”.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...