×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Sëmundja e mëlçisë, çfarë nuk dinit për Hepatitin C

Diel, 13 May 2018 08:46

Hepatiti Kronik C është një sëmundje e mëlçisë me pasoja serioze.

Kjo sëmundje  është e përhapur në të gjithë botën dhe një nga problemet më të mëdha të mjekësisë së sotme. Zbulimi i virusit të hepatitit C është bërë më 1989 e që nga ajo kohë e deri më sot ky hepatit ka përbërë e përbën një nga problemet më të mëdha të hepatologjisë së sotme, sa që nuk ka simpozium, konferencë a kongres kombëtar e ndërkombëtar ku problemi kryesor këtë dekadën e fundit mos jetë hepatiti C dhe ndërlikimet e lidhura me të, si cirroza hepatike me të gjitha ndërlikimet e saj e veçanërisht hepatokarcinoma.

Është e rëndësishme të rikujtojmë se shumë persona nuk kanë simptoma apo avancim të sëmundjes.

Ata që mund të kenë progresion të sëmundjes mund të ngelen të lirë ndaj simptomave për dekada me rradhë. Megjithatë, disa persona mund të zhvillojnë sëmundje serioze të mëlçisë që mund të rezultojë në pamjaftueshmëri hepatite deri në vdekje.

Trajtimet e reja të hepatitit C janë testuar dhe besohet se opsionet më të mira të trajtimit janë të disponueshme brenda 5 viteve. Në veçanti, ndryshimet e stilit të jetës si ushqyerja e mirë, ushtrimet fizike dhe menaxhimi i stresit mund të minimizojnë efektet anësore dhe mund të ngadalësojë progresionin e sëmundjes.

Si menaxhohet

Menaxhimi i HCV është i vështirë. Stili i jetesës luan një rol të rëndësishëm në menaxhimin dhe trajtimin e HCV. Dieta, ushtrimet fizike, menaxhimi i stresit, luajnë rol kritik në mbajtjen e një shëndeti të mirë.

Alkooli dhe medikamentet

Shumë studime kanë treguar se përdorimi i shtuar i alkoolit mund të progresojë infeksionin HCV në cirrozë hepatike. Duke qenë se shumë droga dhe medikamente përpunohen në mëlçi, njerëzit duhet të eliminojnë duhanin dhe drogat psikoaktive si kafeina, kanabis, teobromina etj.

Menaxhimi i stresit është i rëndësishëm, pasi të jetosh me HCV nuk është e lehtë, përkundrazi është stresuese. Ushtrimet, meditimi dhe menaxhimi i kohës mund të ndihmojnë në reduktimin e stresit. Meditimi është një mjet i rëndësishëm për të menaxhuar jetesën me një sëmundje kronike si HCV.

Menaxhimi i lodhjes

Lodhja dhe nivelet e ulëta të energjisë tek pacientët me HCV janë të shpeshta. Mësoni limitet fizike tuaja dhe mos u sforconi. Kur keni plan për aktivitete duhet të gjeni kohen e nevojshme për relaks të ndërmjetëm.

Rekomandohet që njerëzit me HCV duhet të vaksinohen ndaj hepatitit A dhe B nëqoftëse nuk janë të imunizuar. Vaksina e hepatit A konsiston në dy doza për një periudhë 6 mujore dhe vaksina e hepatitit B kërkon tre doza në një periudhë 6-mujore.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...