×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Nishanet në Trup, çfarë paralajmërojnë për shëndetin

Tuesday, 22 May 2018 09:08


Nishanet ose njollat e zeza që shfaqen në lëkurë kanë përmasa dhe forma të ndryshme.

Ato shfaqen në pjesë të ndryshme të fytyrës, shpatullave, krahëve dhe pjesës së sipërme të trupit.

Disa prej këtyre njollave janë të vogla e të sheshta ndërsa disa të tjera ngjajnë më të errëta në ngjyrë dhe të dala mbi lëkurë.

Në shumicën e rasteve këto nishane nuk lënë shkas për shqetësim, por ndonjëherë ka arsye për t’u shqetësuar nëse këto nishane janë një shenjë e një sëmundjeje të lëkurës.

Më poshtë do të mësoni nga "AgroWeb.org" gjithçka duhet të dini në lidhje me nishanet, çfarë paralajmërojnë ata për shëndetin dhe kur duhet të shqetësoheni.

Çfarë Janë Nishanet?
Njolla të tilla të errëta dhe të zeza në lëkurë vijnë si pasojë e hiperpigmentimit të shkaktuar nga melanina në lëkurë.
Nishane shumë të zinj të ngritur mbi lëkurë janë zakonisht të padëmshëm por ndonjëherë mund të tregojnë fillimin e sëmundjeve të lëkurës.

Shqetësimet Për Shëndetin e lëkurës
Sipas studimeve, të cilave u referohet AgroWeb.org nishanet e ngritur në lëkurë mund të bëhen kancerogjenë në rast se ndryshojnë formë dhe përmasë.
Një nishan që merr formë të çuditshme dhe shoqërohet me kruarje dhe dhimbje mund të tregojë nisjen e kancerit të lëkurës.
Skuqjet përreth nishanit janë gjithashtu shqetësuese.

Nëse nishani nis të nxjerrë lëngje apo të gjakoset lehtë, ju këshillojmë të vizitoheni menjëherë tek mjeku dermatologu.
Ju duhet të shqetësoheni në momentin kur: Nishanet Kanë Formë Asimetrike, nishanet nuk kanë një vijë kufitare të rregullt.
Kur ngjyra e nishanit nuk është e njëtrajtshme dhe uniforme. Ka raste kur brenda një nishani vërehen disa nuanca të kafes, të zezës e të tjera.
Shumica e melanomave(formave malinje të rrezikshme të sëmundjeve të lëkurës) kanë një diametër më të madh se 6 mm.
Kur vërehen ndryshime në madhësi, formë dhe ngjyrë.

Dëmtimet nga Dielli
Sipas të dhënave dielli shkakton shumë dëmtime në lëkurë dhe nxit shfaqjen e disa njollave të errëta e sipërfaqësore.
Këto njolla shfaqen si pasojë e hiperpigmentimit dhe ekspozimit të lartë në diell.

Njollat mbi Buzë
Shfaqja e njollave ose nishaneve në buzë shkaktohet gjithashtu nga dëmtimet e diellit.

Pikat e zeza
Pikat e zeza që shfaqen në hundë, faqe ose ballë shkaktohen si pasojë e bllokimeve të poreve.

Lëndimet në Lëkurë
Ndodh ndonjëherë që si pasojë e rrëzimit apo lëndimeve të ndryshme, nën lëkurë të shfaqen njolla të mëdha ose të vogla dhe të errëta.
Lëndimet shkaktojnë çarje të enëve të vogla të gjakut.
Nxirja e shkaktuar mund të ndryshojë ngjyrë dhe nuanca përpara se të zhduket tërësisht me kalimin e kohës.

Rekomandime të tjera
Shfaqja e papritur e një njolle të zezë që ndryshon paraqitje, mund të jetë tregues i një problemi serioz. Ju rekomandojmë që nishanet dhe njollat e lëkurës duhen kontrolluar rregullisht tek mjeku.

Për më tepër, nëse në lëkurën tuaj shfaqet një njollë apo nishan i ri me ngjyrë të zezë, kuqe apo rozë, duhet të shkoni tek mjeku./AgroWeb.org/

Modifikuar më Tuesday, 22 May 2018 10:49

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...