×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Dorëzonja, lulja mike e organizmit dhe shëndetit

E mërkurë, 23 May 2018 08:32

Çfarë të vjen ndërmend kur dëgjon fjalën “dorëzonja”? Nëse të bën të mendosh një lëng të ëmbël që thithet nga lulja e bukur, atëherë ke shumë të drejtë.

Bima e dorëzonjës e ka marrë emrin pikërisht nga nektari i ëmbël, të cilin shqiptarët e njohin fort mirë.
Bukuria e dorëzonjës është e rrallë, për këtë nuk ka asnjë diskutim, por në këtë artikull, AgroWeb.org ju sjell informacione interesante për vlerat shëndetësore të dorëzonjës, emri botanik i së cilës është Lonicera Japonica. Në mjekësinë popullore përdoren dy lloje të dorëzonjës: ajo evropiane (Lonicera pericylmenum) dhe ajo japoneze (Lonicera japonica).
Ekspertët bimorë e përdorin dorëzonjën kryesisht për vlerat kundër inflamacionit, baktereve dhe për vetitë qetësuese.
Vlerat tradicionale mjekësore
Sipas ekspertëve, dorëzonja përdoret për të trajtuar një sërë problemesh shëndetësore.
Ata përdorin disa pjesë të bimës. Lulet e saj përdoren për të trajtuar temperaturën, ethet, inflamacionin, diarenë dhe infeksionet.
Dorëzonja i bën mirë lëkurës.
Dorëzonja përdoret kundër problemeve me lëkurën, njollat, çarjet, dhe çngjyrosjen e saj.
Kërcenjtë e dorëzonjës janë pjesa më e preferuar për trajtimet e lëkurës, kryesisht atë të prekur nga infeksionet.
Kini kujdes sepse disa njerëz përjetojnë irritime nga aplikimi i dorëzonjës në lëkurë, ndaj këshillohuni me mjekun.
Lufton inflamacionin
Dorëzonja lufton mikrobet dhe ekspertët e rekomandojnë atë kundër infeksioneve të shkaktuara nga bakteri i streptokokut, por jo vetëm.
Ndihmon rrugët e frymëmarrjes
Lulet e dorëzonjës evropiane përdoren dhe mund të pihen si çaj kundër të ftohtit dhe kollës.
Dorëzonja përdoret kryesisht për të trajtuar infeksionet e rrugëve të frymëmarrjes dhe azmën.
Ekspertët rekomandojnë kombinimin e luleve të dorëzonjës dhe krizantemave për të trajtuar të ftohtin.
Vlera të tjera
Dorëzonja mund të përdoret edhe në vajrat e masazhit sepse ka vlera qetësuese për njeriun.
Ndonëse nuk ka të dhëna zyrtare për efektet e mundshme anësore të dorëzonjës, AgroWeb.org ju sugjeron të konsultoheni me një mjek për të përdorur dorëzonjën në mjekësinë popullore, në formën e vajit, tretësirës apo të tjerave.
Tharja e luleve të dorëzonjës për çaj
Gjethet dhe lulet e dorëzonjës përmbajnë acid salicilik, një përbërës që i përngjan aspirinës dhe që është efikas në trajtimin e etheve, dhimbjes së kokës, dhimbjeve të përgjithshme dhe artritit.
Lulet plot aromë të dorëzonjës mund të thahen dhe përdoren si çaj. Por nëse këtë proces e bëni vetë atëherë do jeni të sigurt se produkti përfundimtar nuk ka mbetje toksike.
Hapi i parë
Mblidhini lulet e dorëzonjës herët në mëngjes. Merrni gonxhet që sapo kanë çelur dhe nuk janë hapur plotësisht.
Hapi i dytë
Lulet shpërndajini në një sipërfaqe të sheshtë, në ambient të hapur që lejon qarkullimin e ajrit.
Mund të përdorni edhe gazetat nëse boja e përdorur nuk është toksike, në një tabaka ose mbi një napë të pastër.
Hapi i tretë
Vendosini lulet në një vend në hije, me pak lagështi dhe në ambient të hapur. Lërini të thahen plotësisht.
Tharja kërkon pak ditë deri në një javë në varësi të lagështisë së ajrit.
Hapi i katërt
Mblidhini lulet e thara dhe vendosini në një enë qelqi me ngjyrë dhe me kapak të puthitur mirë.
Ena me ngjyrë është e nevojshme për të shmangur dëmet që shkakton drita tek vajrat esencialë dhe përbërësit e luleve. Enën vendoseni në një vend të freskët.
Hapi i pestë
Nëse dëshironi të bëni çaj, atëherë zieni një filxhan me ujë dhe pas zierjes hidhni një lugë gjelle me lulet e thata të dorëzonjës./AgroWeb.org

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...