×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

3 maska natyrale pë të hequr pikat e zeza në fytyrë

E Enjte, 31 May 2018 13:25

Edhe pse gjenden zakonisht në fytyrë, pikat e zeza janë njolla që mund të shfaqen në çdo pjesë të trupit. Mund të duken si njolla të papastra në lëkurë, kur në fakt janë më shumë se aq. Ato duken të zeza si pasojë e oksidimit, një proces që ndodh kur poret fillojnë të mbyllen si pasojë e ekspozimit në ajrin e ndotur.

Më poshtë do të gjeni 3 maska natyrale se si të eliminoni pikat e zeza në fytyrë.

Përdorni maskën me të bardhën e vezës: Hiqni të verdhën nga 2 vezët dhe aplikoni të bardhën në fytyrë sa të formojë një shtresë të hollë. Lëreni maskën deri sa të thahet. Më pas aplikoni shtresën e dytë të të bardhës së vezës. Lëreni maskën në fytyrë për 20 minuta. Më pask e lani fytyrën me ujë të vakët. Të bardhat e vezëve ndihmojnë në tendosjen e poreve dhe tërheqjen e çdo papastërtie, duke zbutur lëkurën dhe hequr njollat e zeza.

Përdorni mjaltë dhe kanellë: Përzieni gjysmë lugë çaji kanellë me 1 lugë gjelle mjaltë. Aplikojeni maskën në fytyrë duke e fërkuar me lëvizje rrethore. Ndërkohë që kanella vepron si skrub, mjalti ndihmon në heqjen e të gjitha papastërtive nga poret e hapur dhe vepron gjithashtu edhe si antibiotik natyral.

Përdorni pastën e trëndelinës: Përgatisni një pastë duke shtypur bimën e trëndelinës me ujë dhe aplikuar atë në të gjithë fytyrën. Mbajeni për 10 minuta dhe më pas e lani fytyrën me ujë të ftohtë. /Shendeti/

Modifikuar më E Enjte, 31 May 2018 13:37
Login to post comments

Lajmet e fundit

“Gjimshiti ka mundësinë të drejtojë Shqipërinë këtë Europian”, Silvinjo: Kemi kundërshtarë të fortë, por çdo gjë mund të ndodh gjatë 90 minutave

Sport

“Gjimshiti ka mundësinë të drejtojë Shqipërinë këtë Europian”, Silvinjo: Kemi kundërshtarë të fortë, por çdo gjë mund të ndodh gjatë 90 minutave

    Trajneri i Kombëtares shqiptare, Silvinjo po zhvillon një konferencë për shtyp, në prag të ndeshjes së ditës së nesërme kundër Italisë, në “Signal Iduna Park” të Dortmundit. Ai shprehet se...

Përfaqësuesja e D’Alema në Tiranë drejton kompaninë e ndërtuesit të resortit në Himarë

Politikë

Përfaqësuesja e D’Alema në Tiranë drejton kompaninë e ndërtuesit të resortit në Himarë

  Nga Boldnews.al Në fillim të këtij qershori, portal informativ Italian “Open.online” ngriti dyshimet se ish-kryeministri i Italisë, Massimo D’Alema, është pjesë e një grupi investitorësh që kanë përfituar nga shefi i qeverisë së...

Samiti i G7, Ukrainës i jepen 50 miliardë dollarë

Politikë

Samiti i G7, Ukrainës i jepen 50 miliardë dollarë

    Në samitin e grupit të vendeve më të industrializuara G7në Borgo Egnazia kryetarët e shteteve dhe të qeverive të i kanë garantuar Ukrainës ndihma të reja për mbrojtjen ndaj Rusisë...