×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Pasuria e saj kalon atë të Trump, bleu një ishull të gjithin për vete

Premte, 08 June 2018 19:40

Pasuria e Oprah Winfrey  e kalon atë të Donald Trump.

Edhe pse në një garë hipotetike për Shtëpinë e Bardhë, presidenti aktual i SHBA mendon se mund të mundë mbretëreshën e talk show të dhënat e fundit të Bloomberg (agjensia për vlerësimin e pasurive) ndërkohë kurorëzon Oprah si fituese në garën e miliardave, duke pasur parasysh se pasuria e saj është me vlerë 3.7 miliardë $, ndërsa Trump ka një pasuri me vlerë vetëm 2.9 miliardë $.

Tetorin e kaluar, sipas një renditjeje Forbes, pasuritë e Trump ishin me vlerë 3.1 miliardë dollarë kundrejt 3 miliardë Ëinfrey. Ndërkohë, tri pronat e Trump në Nju Jork do të kishin humbur vlerën, ndërsa ato  të Oprah po korrin përfitimet e investimit të saj në “Weight Watchers”, kompani e specializuar në ushqimet dietike.

Së fundmi Oprah Winfrey, ka vendosur që listës së gjatë të pronave të saja t’i shtojë edhe ishullin Orcas, njëri nga katër ishujt më të mëdhenj në arkipelagun San Juan ndërmjet Seattle dhe Vancouver, për të cilin ka paguar jo më pak se 8 milionë $.

Resorti ka një shtëpi kryesore trekatëshe me katër dhoma gjumi, një shtëpi për mysafirë me katër dhoma gjumi, një hambar dhe një laborator, një sauna dhe një gabinë për punë artizanale. Winfrey ka blerë një pasuri të madhe 17.5 ha në ishullin e Orcas, në brigjet veriperëndimore të Paqësorit, i quajtur resorti Madroneagle, sipas TMZ. Ishulli i Orcas është një destinacion për vëzhguesit e balenave. …

Modifikuar më Saturday, 09 June 2018 09:24
Login to post comments