Ja pse mbretëresha mbante syze në daljet publike

Saturday, 09 June 2018 18:18

Ishte vënë re se shumë shpesh Mbretëresha e Anglisë në të gjitha daljet publike mbante syze dielli, mirëpo arsyeja e këtij veprimi është zbuluar së fundmi.

Mbretëresha Elizabeth ka kryer një ndërhyrje kirurgjikale në muajin maj për të hequr perden e syve. Sipas prestigjiozes britanike “Daily Mail” mbretëresha ka mbajtur syze në shumë evente gjatë muajve të kaluar. Operacioni që kreu 92-vjeçarja mendohet të jetë edhe arsyeja pse ajo mbante syze në daljet publike.

Zëdhënësi i Pallatit Mbretëror Buckingham tha: “Mund të konfirmoj se mbretëresha ka kryer me sukses një procedurë për të hequr perden e syrit muajin e kaluar”.

Kjo është procedura më e zakonshme, por mbretëresha është trajtuar si një paciente e zakonshme në spitalin privat Mbreti Edward VII në Londër.

Login to post comments