Biznesmeni i njohur dhe ish-futbollisti Fatmir Hysenbelliu është një ndër meshkujt më të pëlqyer nga femrat në vend.
Në një intervistë të dhënë së fundmi për Top Channel ai ka treguar për pasionet e tij, raportin me paranë dhe bamirësitë që bën.
I pyetur nëse femrat joshen më shumë nga biznesi apo futbolli, ai është përgjigjur i sigurt se është ky i fundit.
Ai tregoi se nuk ka asnjë femër në mendje nga Hollivudi për të cilën të ëndërrojë për ta bërë të tijën dhe nuk është ndier kurrë i përdorur ekonomikisht nga një femër që e ka pasur në krah.
Gazetarja e pyeti nëse ai është “çun babi” dhe çfarë është paraja për të, e ndër të tjera Fatmiri u përgjigj:
Babai është pjesë e jetës sime dhe normalisht nuk është se të lind vetëm mamaja… Edhe babai ka pjesë në lindjen tënde; Paraja më bën të lumtur pjesërisht, por nuk është gjithçka. Bamirësitë i bëj sepse i ndiej. Unë nuk bëj asgjë në jetë nëse nuk e ndiej, sepse nuk është se i kam detyrim njeriu. Kam udhëtuar me transport publik kur kam qenë gjimnazist në Londër; Bukën me vaj, ullinj dhe domate e konsumoj çdo të diel. Orat dhe makinat e luksit janë thjesht hobi personal. Nuk e parkoj asnjëherë makinën ku nuk lejohet. Gjithmonë e parkoj në vendin e duhur; I vetmi vend që më ka mbetur pa vizituar është Afrika e Jugut dhe mund ta vizitoj së shpejti.”
I pyetur nëse është i joshur ende nga ideja që një ditë të bëhet President i Shqipërisë, Fatmiri tha:
Pse jo?!”