×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Selena Gomez, në një rrëfim për jetën e saj

Premte, 29 June 2018 21:15

Në moshën 25 vjeçare, Selena Gomez ka kaluar shumë vështirësi, por ja ka dalë të ringrihet më e fortë se kurrë.

Në një intervistë nga Katherine Lanford (nga seriali 13 Reasons Ëhy), ajo flet për mësimet që ka marrë përgjatë jetës.

Këngëtarja (dhe aktorja) e njohur është në kopertinën e Harper’s BAZAAR për muajin mars dhe veç intervistës të bërë nga mikesha e saj ajo ka bërë dhe një set fotosh shumë interesante.

Selena Gomez foli për personin që e inspiron më shumë që është aktorja Meryl Streep. Mënyra si Streep arrin të portretizojë disa role komplekse e të vështira, e mahnit këngëtaren (dhe aktoren) e re. Selena admiron shumë dhe Amal Clooney dhe mënyrën si ajo lufton për atë që beson.

Pyetjes “A mendon se 2018 do jetë një vit më i mirë se ai që sapo lamë pas?”, ajo ju përgjigj pozitivisht. Selena ka patur probleme me depresionin dhe ankthin, për të cilat nuk ka hezituar të flasë hapur. Sipas saj, parësor është shëndeti, çdo gjë tjetër shkon vetë në vendin e duhur.

Login to post comments