×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Bashkëpunëtori i Florit e mbulon me puthje Elvana Gjatën

Hënë, 02 July 2018 14:09

Jeta private pavarësisht se është gjë tjetër nga jeta artistike, të gjithë  mundohen të jenë të kujdesshëm apo ta mbajnë larg medias dhe publikut.

Për gjatë këtyre viteve kane ndodhur shumë ngjarje edhe brenda personazheve të show bizit, janë ndërtuar raporte dhe janë prishur apo ndarë edhe me përleshje dhe gjykata.

Është edhe reperi Ledri Vula i cili po korr një sukses të madh në karrierë, por ana e jetës private atë e zhyti në konflikte në kohën sa ishte në raport me Dafina Zeqirin.

Ledri Vula është ndarë përfundimisht nga ‘Baba Stars’ por kontakti me Dafinën nuk është shkëputur tërësisht edhe pse rrugët e tyre janë të ndryshme.

Kohëve të fundit janë shpeshtuar bashkëpunimet e këngëtarëve, Ledri numëron të shumta dhe dy prej tyre janë me Flori Mumajesin e shumë këngëtarë të tjerë. Ndërsa sonte pritet një bashkëpunim që askush se priste atë me Elvana Gjatën. Ata të dy kanë shkëputur imazhe dhe pjesë teksti nga kënga ‘Mike’.

Elvana ishte më vite bashkëpunëtore e ngushtë e Florit, ndërsa tani ajo bashkëpunon me bashkëpunëtorin e Florit, Ledrin. Ndërsa Flori javë më parë solli bashkëpunimin me Getin e Geti dhe Ledri nuk flasin prej kohësh. Flori dhe Elvana janë shkëputur përfundimisht, por Ledri dhuron shumë dashuri dhe 2000 mijë puthje në këtë mes. 

gth

elvana 1530531298 2357543

Login to post comments