Një surprizë mjaft e veçantë i është rezervuar mbrëmjen e djeshme këngëtarit Roland Hysi të grupit “West Side Family” në spektaklin “Dancing With The Stars”.
Pak para fillimit të perfomancës së tij në skenë është shfaqur Kaltrina, vajza e kantautorit të ndjerë Dr. Flori.
Landi u emocionua shumë, madje u shpreh se nuk po e mbanin më gjunjët.
Por surpriza nuk përfundoi me kaq, Kaltrina dhe Landi kërcyen sëbashku një vals dhe vajza dukej një profesioniste e vërtetë, ndërkohë që kishte një javë që stërvitej për këtë performancë.
Të gjithë ishin mjaft të emocionuar gjatë këtij kërcimi.