×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Kanë jetuar bashkë, tani Çili dhe Fifi nuk flasin më! Ja arsyeja

Saturday, 14 July 2018 20:19

Puntatën e fundit të “Thumb” për këtë sezon ka qenë e ftuar Filloreta Raçi, këngëtarja ndryshe e njohur si Fifi e cila ka treguar detaje të reja nga jeta e saj personale dhe profesionale.

Një nga gjërat më të diskutuara se fundmi për të ka qenë zënka mes saj dhe Çiljeta Xhilagës. Dikur ato kanë qenë mikesha madje edhe kanë bërë bashkëpunimin “Big Booty” por pas një zënke në “Kënga Magjike” marrëdhënia mes tyre është prishur.

Fifi ka folur në “Thumb” për këtë prishje të miqësisë duke u shprehur se ka ardhur për shkak të pikëve që ajo i ka dhënë Çiljetës në “Kënga Magjike”.

“Asgjë s’ka ndodhur përveçse punës së pikëve tek “Kënga Magjike”. Është ndjerë e ofenduar dhe e fyer dhe jo e respektuar se unë i kam dhënë 7 pikë. Por duhet të ishin ata që s’u kam dhënë pikë fare të mërzitur. Çiljeta e di shumë mirë çfarë vendi ka tek unë. Jo nuk flasim. Çiljetës i kam kërkuar falje publikisht dhe i kërkoj falje prapë. I kam çuar mesazh dhe i kam thënë : Nëse respekti im ndaj teje vërehet nga pikët e Kënga Magjike atëherë nuk kemi çfarë diskutojmë më shumë. Nuk më ka kthyer. Nuk e kam bërë me qëllim atë. Unë doja të nxirrja Fifin artiste jo mike. Fifi është pak më shumë artiste sesa mike.”,- ka treguar këngëtarja e njohur.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Furia Kuq e Zi në rrugët e Düsseldorf në prag të ndeshjes Shqipëri-Spanjë

Sport

Furia Kuq e Zi në rrugët e Düsseldorf në prag të ndeshjes Shqipëri-Spanjë

  Sonte në mbrëmje do të luhet akti i fundit i ndeshjeve në grupe mes kombëtares sonë dhe asaj iberike. Ndeshja Shqipëri-Spanjë e cila do të luhet në stadiumin e Dyseldorfit do...

Të gjithë sytë nga Dusseldorfi, Shqipëria ëndërron kualifikimin përballë Spanjës

Sport

Të gjithë sytë nga Dusseldorfi, Shqipëria ëndërron kualifikimin përballë Spanjës

  Mbrëmja e Dyseldorfit është një takim me historinë për Shqipërinë, që sot mund të kalojë kufijtë e vetvetes me një kualifikim të mundshëm për në fazën me eliminim direkt të...

Duhet fitore, por mund të mjaftojë edhe barazimi me Spanjën. Mësoni të gjithë skenarët dhe kombinimet e rezultateve për kualifikimin e mundshëm të Shqipërisë

Sport

Duhet fitore, por mund të mjaftojë edhe barazimi me Spanjën. Mësoni të gjithë skenarët dhe kombinimet e rezultateve për kualifikimin e mundshëm të Shqipërisë

      Shqipëria luan këtë të hënën ndoshta ndeshjen më të rëndësishme të historisë së saj. Kuqezinjtë përballen në Euro 2024 në sfidën e tretë në grup me Spanjën e kualifikuar, duke...