×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Gruaja e Bujar Qamilit xheloze për Luanën: “Sikur të mos afroheshit aq shumë në klip!”

E Enjte, 19 July 2018 20:35

Që nga java e parë e qershorit, kur u publikua klipi “M’i dhe flakë mallit tim”, nga Bujar Qamili dhe Luana Vjollca, janë grumbulluar më shumë se 7 milionë klikime. 

Qysh në orët e para, fansat e dy artistëve, por sidomos luanatours-at, e ndanë në çdo profil të mundshëm për të mbështetur të preferuarën e tyre, e cila, këtë herë qëlloi në shenjë me bashkëpunimin me Bujarin. Edhe pse dy gjenerata të ndryshme, Bujari dhe Luana ishin një dyshe perfekte që i bënë të gjithë për vete. Ajo, një lozonjare e bukur dhe provokuese (siç di të jetë gjithmonë Luana), ndërsa ai, “i djegur” nga malli i saj.

Produksioni dhe orkestrimi i këngës së Bujar Qamilit i kaloi pritshmëritë. Në çdo disko verore, në çdo plazh e në çdo club, “M’i dhe flakë mallit tim” është një prej këngëve që luhen më shumë në playlist-a. Megjithatë, në fillim, kur kënga u publikua, paska qenë dikush që nuk e ka pritur edhe aq mirë…

Bujar Qamili ishte sot i ftuar te “Rudina” për të folur për projektet e tij të reja, planet për verën, si edhe për pasionet e tij. Siç rrëfeu ai ndër të tjera, realizimi me Luanën është pritur shumë mirë dhe ka marrë shumë klikime. Në kohën që kënga transmetohej, Bujari vazhdonte të thoshte në studio “sa e bukur është Luana”, “sa klikime ka marrë kjo këngë”.

Por ndërsa Rudina e pyeti se si është pritur nga të afërmit dhe familjarët e tij ky videoklip, këngëtari shkodran, pa e lënë manjanë humorin, tha se bashkëshortja, në fillim, kishte një problem: “Djali, duke qenë se është muzikant, e pëlqeu dhe e vlerësoi jashtë mase, ndërsa gruaja, në fillim pati pak problem, problem me veten, në fakt…” – tha me të qeshur Bujari dhe pas pyetjes së shpejtë të Rudinës, nëse ishte bërë xheloze, ai tha: “Xheloze jo, por thoshte “mos duhet të kishit dalë pak më ndryshe, mos veshja e saj ndoshta duhet të ishte ndryshe, mos të afroheshit kaq shumë e të tjera si këto”, – vazhdoi këngëtari.

Megjithatë, nuk i zgjati shumë kjo “xhelozi”, siç rrëfeu ai pak më pas: “Tani ka ndërruar mendim, madje sa herë që e dëgjon, e pëlqen shumë.”

Nëse ka qenë xhelozi ajo për Luana Vjollcën, mund të justifikohet apo jo? Kush nuk ndihet xheloze, kur dëgjon Bujar Qamilin ta përsëritë sa e bukur është, sa herë që i jepet rasti.

bujarivjollca

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...