Modelja shqiptare Kejvina Kthella e ka një shuplakë për meshkujt shqiptarë.
Kejvina ka veçuar një frazë të shkruar nga shkrimtari Albatros Rexhaj, duke etiketuar një pjesë të mirë të meshkujve shqiptarë.
‘Shumë shpejt do ta kuptosh se meshkujt shqiptarë janë specie unike në botë, pasi që janë ndër të parët që për seks janë të gatshëm të rrezikojnë dhe jetën, ndërkaq po të njëjtët, aty për aty, të bëjnë shenjtorin duke të lodhur me leksione mbi moralin që duhet të ketë një femer’ shkruan shkrimtari.
Ndërkohë këtë thënie të tij Kejvina e ka cilësuar si mjaft të vërtetë.
Kohët e fundit modelja ka shijuar pushimet verorë dhe ka ndarë në profilin e saj foto tunduese. Mes adhuruesve të saj pa dyshim që ka pasur dhe moralistë, për shkak të të cilëve, Kejvina ndonjëherë ka bllokuar dhe opsionin e komenteve.