×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Përgjigja e të dashurit të Dua Lipës kur komentuesi i thotë ‘Mirë se vjen në Serbi’ (foto)

E Enjte, 09 August 2018 15:26

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa dhe i dashuri i saj Isaac Carew kanë mbërritur dje në Prishtinë për festivalin “Sunny Hill”. Dua ka ndarë me fansat e saj disa foto nga avioni privat më të cilin ka udhëtuar drejt Prishtinës e shoqëruar edhe nga i dashuri i saj.

Edhe Isaac ka vendosur disa foto të bëra në Prishtinë, ku mes komenteve të shumta, që i uronin mirëseardhjen në Kosovë, një prej tyre i ka tërhequr vëmendjen dhe nuk ka rezistuar dot pa i kthyer përgjigje.

“Mirë se vjen në Serbi,” –i shkruan një komentuese. Ky koment është shoqëruar me përgjigje të shumta nga shqiptarët, por ajo më e bukura ishte përgjigja e Isaac. “Gjeografia nuk është pika jote e fortë, apo jo?” –ka shkruar ai.

Login to post comments