Bebe Rexha publikon videon për të gjithë fansat: Çfarë ndodh në tryezat shqiptare

Diel, 19 August 2018 20:50

Këngëtarja me origjinë shqiptare ka publikuar një video nga tryeza e saj familjare. Aty dëgjohen shumë zëra njëherësh dhe Bebe Rexha shprehet se kjo është mënyra më normale që flasin shqiptarët.

Shqiptarët janë një popull me shumë tradita, dhe i ruajnë ato kudo që shkojnë. Mirëpo disa gjeste ose 'vese' të tjera shumë të veçanta na bëjnë që të identifikohemi në mes të shumë popujve të tjerë. Siç është përshembull ngritja e zërit kur diskutojmë.

Pikërisht këtë moment ka veçuar dhe këngëtarja me origjinë shqiptare. Pavarsisht se bashkë më familjen Bebe Rexha është zhvendosur në Amerikë, ende diskutojnë me volum shumë të lartë, tipike shqiptare. “Bisedimi normal ndërmjet shqiptarëve,”- shkruan ylli i Popit krahas videos ku të gjithë shihen duke bërtitur. Epo ç’ti bëjmë, disa ‘vese’, nuk largohen nga ne, sado që ne të largohemi nga Shqipëria!

Modifikuar më Diel, 19 August 2018 22:16

Video

Login to post comments