Së fundmi Lori Hoxha ka ndarë me ndjekësit në Instagram foto nga nata e festës së martesës së Sarës dhe Ledionit. Nga ajo çfarë shohim mund të themi me plot bindje se ka shkëlqyer.
Lori shfaqet e veshur me një fustan të gjatë në ngjyrë argjendi, me flokë të mbledhura e dekolte të hapur, pamje e cila u komplimentua menjëherë nga ndjekësit e saj.