Presidenti i Republikës, Ilir Meta dhe bashkëshortja e tij njëkohësisht edhe kryetare e LSI-së, Monika Kryemadhi kanë marrë pjesë në ceremoninë martesore të motrës së deputetes dhe ish-ministres së Lëvizjes Socialiste për Integrim, Klajda Gjosha.
Çifti ishin të ftuarit specialë në dasmën që u zhvillua në kalanë e Lëkurasit.
Presidenti Meta shfaqet me një kostum blu, këmishë të bardhë dhe këpucë të zeza, ndërsa Kryemadhi ka zgjedhur një kombinim dyngjyrësh për këtë ceremoni.