Tronditëse, aktorja e njohur humb fëmijën e parë

Diel, 02 September 2018 17:09

Ximena Navarrete është një prej aktoreve të telenovelave më të dashura për publikun meksikan, por edhe për atë shqiptar.

Ajo u bë e njohur në Shqipëri në telenovelën “Stuhia”, ku interpretonte rolin e Marinës, përkrah aktorit të njohur William Levy-t. 

Telenovela është xhiruar në vitin 2013 dhe është përfolur se prej asaj kohe Ximena dhe William kanë pasur një lidhje dashurie për dy vite, edhe pse aktori ka qenë i martuar me aktoren Elisabeth Gutierrez, me të cilën ka edhe dy fëmijë. Madje janë publikuar edhe mesazhe mes Ximena-s dhe Elisabeth, që debatonin me njëra-tjetrën.

Por këto gjëra kanë mbetur në të shkuarën, pasi aktorja është martuar me biznesmenin Juan Carlos Valladares, që prej prillit të vitit 2017. Madje, para pak javësh, Ximena ka bërë publik lajmin se ajo dhe bashkëshorti ishin në pritje të një fëmije. Ata kanë dhënë një intervistë për Hola Mexico, ku kanë folur për këtë ëndërr të realizuar.

Aktorja ka ndarë edhe një postim me ndjekësit, ku i pyeste për gjininë e fëmijës.

Por, së fundmi, Ximena ka ndarë lajmin e hidhur me një shkrim të gjatë në Instagram. “Një pjesë e zëmrës time jeton në parajsë”, -është shprehur ajo, duke vazhduar të tregojë për momentet e vështira që po kalojnë. Po ashtu ka shtuar se ta ndiente fëmijën për 15 javë ishte dashuria më e madhe dhe iluzioni më real që kishte përjetuar. Por është shprehur pozitive se me mbështetjen e familjes dhe dashurinë e bashkëshortit do ta kalojë dhe se tani ka një ëngjëll në parajsë që do t`iu dërgojë bekime të reja.


Login to post comments

Lajmet e fundit

“Metamorfoza” tek Onkologjiku, dalin përgjimet mes mjekëve

Politikë

“Metamorfoza” tek Onkologjiku, dalin përgjimet mes mjekëve

  Pacientët trajtoheshin jo si qenie njerëzore, por vetëm si burim parash për mjekët dhe specialistët tek Onkologjiku, në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”. Pas përgjimeve të publikuara në media, shihet sesi...

Furia Kuq e Zi në rrugët e Düsseldorf në prag të ndeshjes Shqipëri-Spanjë

Sport

Furia Kuq e Zi në rrugët e Düsseldorf në prag të ndeshjes Shqipëri-Spanjë

  Sonte në mbrëmje do të luhet akti i fundit i ndeshjeve në grupe mes kombëtares sonë dhe asaj iberike. Ndeshja Shqipëri-Spanjë e cila do të luhet në stadiumin e Dyseldorfit do...

Të gjithë sytë nga Dusseldorfi, Shqipëria ëndërron kualifikimin përballë Spanjës

Sport

Të gjithë sytë nga Dusseldorfi, Shqipëria ëndërron kualifikimin përballë Spanjës

  Mbrëmja e Dyseldorfit është një takim me historinë për Shqipërinë, që sot mund të kalojë kufijtë e vetvetes me një kualifikim të mundshëm për në fazën me eliminim direkt të...