Njihet për guximin e saj me veshjen dhe me sa duket ia ka marrë dorës që të mos veshë sutjena.
Edhe natën e shkuar teksa kaloi në tapetin e kuq për “GQ Awards”, Rita Ora u shfaq me një veshje ekstravagante dhe me thithkat e gjoksit jashtë.
Rita e komandoi të gjithë vëmendjen drejt saj, teksa në pah ishte trupi i saj i mbuluar me copën e hollë të fustanit të zi plot shkëlqim.
Me fustan të tejdukshëm, taka dhe mbathje të zeza, duket që Rita ka shumë besim në vete edhe në daljet publike.







 
																					 
								
 
 
 
 
  
						 
																									 
																									





