Ish-i dashuri i këngëtares Ariana Grande, Mac Miller ka humbur jetën në moshën 26-vjeçare.
Trupi i reperit, u gjet i pajetë në shtëpinë e tij në Los Angeles, pasditen e së premtes. “TMZ” raporton se ai ndërroi jetë si pasojë e overdozës.
Miles, emri i vërtetë i së cilit është Malcolm James McCormick, ishte i lidhur me Ariana Grande për më shumë se dy vite dhe çifti njoftoi ndarjen në muajin maj. Ariana deklaroi pas ndarjes se ai do të ishte gjithmonë prezent në jetën e saj dhe se e respekton pafundësisht.
Mesa duket Miles nuk e priti edhe aq mirë ndarjen, pasi iu drejtua alkoolit dhe lëndëve narkotike. Ai u ndalua disa herë nga Policia duke drejtuar automjetin i pirë, madje edhe u aksidentua pranë banesës së tij.