Këngëtarja Adelina Tahiri u bë nënë për herë të parë vetëm para pak javësh.
Ajo në mënyrë të vazhdueshme ndau me ndjekësit e saj momente të shtatzënisë, duke preferuar që këtë pjesë të mos e mbajë hermetike, deri në momentin kur në jetë erdhi djali i saj të cilit i vendosi emrin Jon.
Këto javë të para normalisht se kanë qenë të dedikuara plotësisht djalit. E kjo mbase ka bërë që Adelina të humbasë peshë, pa u përpjekur fort. Këngëtarja ka lënë pa fjalë ndjekësit në rrjete sociale me fotografinë e postuar ku shfaqet në top formë.