Kim Kardashian është një nga ata persona që nuk është bërë e famshme për shkak të ndonjë talenti apo kontributi të madh në shoqëri, por për fundshpinën e saj, operacionet plastike, superkurimi i imazhit, fotot nudo, guximi për të provokuar me qëllimin për tu dukur gjithmonë seksi dhe përherë në qendër të vëmendjes.
Ylli i reality-show-t thuhet e ka marrë jetën më seriozisht së fundi dhe na i paska hyrë një shkolle mjaft te forte: juridikut! Ajo është frymëzuar, siç rrëfen i shoqi, Kanye West nga fushatat e ndërgjegjësimit për reformat në burg. Por mesa duket qenka diçka tjetër në këtë mes.
Përfaqësuesit e Kim-it kanë dhënë një sqarim më të thellë pretendimeve të Kanye, duke thënë se e shoqja nuk po ndjek tamam-tamam shkollë, por është përfshirë në një mënyrë të tillë në sistemin ligjor, sa duket sikur po bën shkollë drejtësie!