Merkato e televizioneve solli ndryshime të mëdha në televizionet shqiptare.
Julian Deda ishte njëri prej aktorëve që u transferua nga ‘Vizion Plus’ në ‘Tv Klan’, për të marrë pjesë në ‘Duplex’.
Në një intervistë për ‘tvklan.al’, Juli ka zbuluar se tashmë në televizionin e ri nuk do të mbajë vetëm rolin e aktorit, por edhe atë të drejtorit artistik.
“Unë jam Drejtori Artistik i “Duplex”. Padiskutim jam dhe personazhi më i vjetër i shfaqjes dhe përgjegjësia më e madhe bie mbi mua. Por kjo nuk do të thotë se aktorët e tjerë nuk kanë njëlloj përgjegjësie.
Suksesin dhe dështimin do t’i ndajmë bashkë.
Është e vështirë, është e sikletshme, por është gjithsesi e bukur, sepse kur të shpërblehet me rezultate të mira nuk do t’ia dish fare nëse është barrë apo diçka tjetër.
Sido që të ishte do të ishte e vështirë, edhe sikur të jesh personazh kryesor, apo episodik, sepse në një shfaqje si “Duplex” të gjithë kanë peshën e vet.”- rrëfeu Juli