Ajo ishte imazhi i glamurit në shoun e Fendi dhe Max Mara vetëm disa orë me herët.
Dhe Gigi Hadid fluturoi më pas për në shoun e Moschino SS19, për koleksionin e ri në Javën e Modës në Milan, të enjten mbrëma.
Modelja 23 vjeçare dukej e mahnitshme në çdo pëllëmbë, derisa u paraqit si nuse në pistën e modës.
Me fustan të shkurtër nusërie e lule në dorë, ajo shkëlqeu.