Është e famshme jo vetëm për muzikën gjatë karrierës së saj artistike. Këngëtare, aktiviste, dizajnere , aktore etj. Por CV-ja e saj sapo u ‘pasurua’ edhe me një punë në shtet.
RiRi është përzgjedhur për një pozicion qeveritar në atdheun e saj, Barbados. Tani e tutje, ajo është Ambasadore e Jashtëzakonshme dhe e Plotfuqishme “me përgjegjësi të veçanta në promovimin e edukimit, turizmit dhe investimit në ishull.” Kështu deklaron qeveria e Barbadosit.
Rihanna ka shërbyer si ambasadore kulturore e Barbadosit që prej 2008-s dhe titulli i ri është një lloj ngritjeje në detyrë.
“S’mund të isha më krenare se kaq për titullin prestigjoz që më dha vendi im,” tha Rihanna. “Ç’do qytetar i Barbadosit duhet të luajë detyrën e tij dhe unë jam e emocionuar për rolin e ri. Mezi pres të punoj me kryeministren Mottley dhe ekipin e saj për të reformuar Barbadosin.”
Kryeministrja e Barbados, Mia Amor Mottley shpjegoi se dashuria dhe puna e Riahanna-s për vendin e saj e shtyu drejt këtij vendimi. “Rihanna e do shumë vendin e saj dhe kjo vihet re në aktet e bamirësisë, sidomos në shëndetësi dhe edukim,” tha Mottley.
“Ajo e shfaq patriotizmin në mënyrën se si i jep diçka mbrapsht Barbadosit dhe se si vazhdon ta konsiderojë ishullin si shtëpi. E ka demonstruar veten, përveçse si ikonë popi, edhe si businessëoman e zonja dhe e pandalur. Prandaj na duket e përshtatshme të marrë një rol më domethënës në reformimin e Barbadosit.”