“Procesi sportiv” në Top Channel ka rinisur sezonin e ri mbrëmjen e së hënës dhe, siç u mësua pak ditë më parë, Edi Manushi është rikthyer në rolin e tij.
Ndonëse kishte deklaruar se nuk do të ishte më pjesë e programit sportiv, me sa duket, Edin nuk e la dot “Procesi”.
Menjëherë pas puntatës së parë të emisionit, moderatorja ka marrë komplimente të shumta dhe i është përgjigjur pyetjeve kurioze të fansave.
Por njëri prej ndjekësve e pyeste nëse i kishte ardhur keq për Fjoralbën, mirëpo Nevina ka habitur me përgjigjen:
“Fare! Madje Fjoralba do të marrë urime nga ju shumë shpejt.”- ka shkruar ajo.