Taylor Swift ka ngjallur shumë diskutime kur është shprehur për herë të parë hapur se për kë do të votojë.
Këngëtarja e suksesshme asnjëherë më parë nuk është deklaruar për bindjet e saj politike.
Por, këtë herë ajo ka vendosur të dalë hapur për Partinë Demokrate në një postim për 112 milionë ndjekësit e saj në Instagram.
Përveç kësaj, Swift ka kërkuar nga shtetasit amerikanë që të regjistrohen për votë e të dalin të votojnë, pasi është e drejta e tyre të zgjedhin atë për të cilin mendojnë se i përshtatet më shumë ideve të tyre.
E me këtë rast, më shumë se 65 mijë vetë janë regjistruar vetëm brenda 24 orëve pas postimit të Swift.
Udhëheqësit e Vote.org kanë treguar se 155,940 njerëz kanë vizituar uebsajtin, derisa në një ditë të zakonshme vizitohet për vetëm 14,078 herë në 24-orë.