×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Harry flet për herë të parë për fëmijën, dhe të gjithë u emocionuan

Tuesday, 16 October 2018 18:19

Princ Harry​ dhe Meghan​ Markle janë në pritje të fëmijës së tyre të parë. Jemi të gjithë të emocionuar!

Momentalisht, çifti ndodhet në Australi për një turne mbretëror dhe aty folën për herë të parë për bebin që pritet të vijë në jetë pranverën e ardhshme.

“Jemi shumë të lumtur që jemi këtu dhe që po na shërbeni birrë dhe çaj në një pasdite tipike australiane,” tha Harry në një event, para se të fliste për elefantin në dhomë: shtatzëninë.

“Gjithashtu, s’mund të gjenim vend më të mirë për të lajmëruar, uh, fëmijën e ardhshëm,” vazhdoi ai, “qoftë vajzë ose djalë, kështu që shumë faleminderit.”

Ndërkohë, mësohet se Dukesha tha “jemi gati! Jemi shumë të emocionuar që do të bëhemi pjesë e grupit [të prindërve].” Meghan është 12 javëshe dhe pritet të lindë në pranverë të 2019-s. Fëmija i saj do të jetë i shtati në linjë për fronin.

Modifikuar më Tuesday, 16 October 2018 20:29
Login to post comments