Prej disa ditësh këngëtarja Enca Haxhia ndodhet në Paris, ku do të presë të festojë ditëlindjen.
Ditën e sotme ajo ndodhet në Disneyland dhe duket se po e shijon kohën atje. Megjithatë në foton e fundit të publikuar prej saj shohim se këngëtarja është lënduar në njërën dorë, pasi e ka të fashuar.
Çfarë t’i ketë ndodhur vallë këngëtares? Vetëm pak ditë më parë ajo ka publikuar klipin e saj më të ri me titull: “Kujt po i han” në bashkëpunim me Don Phenom.