Deputetja e PD-së na prezanton vajzën dhe këshillën e veçantë që i dha

Diel, 21 October 2018 19:59

Ajo njihet për qëndrimet dhe idetë e saj veçanërisht për çështjen ekonomike, duke qenë se është jo vetëm deputete e Komisionit të Ekonomisë por edhe pedagoge në këtë fushë.

Sot duket se Fatbardha Kadiu ka pasur një ditë të veçantë pasi ka festuar ditëlindjen e vajzës. E ka treguar vetë ndërsa ka postuar një foto familjare në Facebook dhe mes urimit ajo ka dhe një këshillë për të voglën e saj.

“Gëzuar jeta ime! U bëfsh 110 vjeçe. Prindërit më kanë mësuar të kem kujdes borxhin, por unë dua të të mësoj ty të kesh kujdes dhuratën”, kështu shkruan Kadiu dhe duket disi e vështirë për ta kuptuar por filozofia e saj është shumë e thjeshtë dhe lidhet me situatën aktuale.

Kur dikush të dhuron një shkrepëse mendo se nesër ai dikush mund të të kërkojë të ndezësh një zjarr të madh!

Pra këshilla e saj për vajzën është edhe një mesazh për politikën dhe gjithë shoqërinë tonë për të pasur kujdes nga ryshfeti e korrupsioni.

Modifikuar më Diel, 21 October 2018 20:13
Login to post comments