Një ndër gjërat më të rëndësishme për Princeshë Dianën padyshim ka qenë familja dhe ajo gjithmonë ka qenë një nënë e përkushtuar. Madje ajo ka thyer edhe disa rregulla mbretërore që t’i kënaqte dhe t’i argëtonte djemtë e saj: William dhe Harry.
Sigurisht që dashuria për të dy ka qenë njësoj, por miku i vet, gazetari Richard Kay ka zbuluar se cili ka qenë i preferuari i Lady D. Ai është shprehur se ajo ka ndjerë gjithmonë nevojën t`i tregojë Harry-t më shumë afeksion dhe ta trajtojë në një mënyrë pak më të veçantë. “Ajo i adhuronte të dy djemtë, por e dinte që Williami do të ketë gjithmonë një vëmendje mjaft më të madhe sepse është mbreti i ardhshëm. Ndaj ndjente se duhet t`ia kompensonte pak Harry-t situatën duke i treguar edhe më shumë afeksion. Kështu mund ta “ ndreqte“ disi faktin që Williami është në sytë e të gjithëve, ndërsa Harry mbetej në hije”, ka thënë tekstualisht ai.
Gjithashtu Kay ka shtuar se mbretëresha e ka shprehur gjithmonë që William ka qenë i preferuari i saj dhe Harry e trajtonte më ftohtë.