Jennifer Lopez është fejuar për herë të pestë?

Premte, 26 October 2018 16:50

JLo duket se është drejt martesës së saj të katërt.

Këngëtarja dhe aktorja shumë e suksesshme duket se po bën një hap tjetër të rëndësishëm sa i përket jetës së saj në dashuri.

Ajo është në lidhje që nga marsi i vitit të kaluar me Alex Rodriguez e megjithëse çifti kanë treguar se nuk do të nxitojnë në asnjë vendim që do ë marrin rreth lidhjes së tyre, duket se ka ardhur koha që ai t’i propozojë bukuroshes.

Ata njihen si ndër çiftet më të ëmbla dhe që gjithmonë shihen në publik duke përkrahur njëri-tjetrin.

Tani Alex ka publikuar një video e në gishtin e katërt të JLo shihet një unazë me një gur të madh diamanti.

Unaza është në dorën e djathë por kjo nuk i ka ndaluar fansat të mendojnë se mund të bëhet fjalë për një fejesë, që do të ishte e katërta për JLo.

Ajo është martuar tri herë deri më tani!

Login to post comments