×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Ky është sekreti për një jetë të lumtur

E Enjte, 08 November 2018 08:29

Disa njerëz thonë se është ndjenja e lartë e gëzimit.

Të tjerë  thonë se ka të bëjë me paqen e brendshme. Por një studim 75-vjeçar i Harvardit mbi lumturinë nxjerr një përfundim tjetër.

Ky studim ka ndjekur jetën e dy grupeve të njerëzve për të kuptuar se si përvojat e fëmijërisë kanë ndjenja subjektive të mirëqenies dhe lumturisë. Pra, çfarë ka gjetur studimi?
 
Nëse mendoni se fama ose paraja sjell lumturi, ju jeni gabim. Sipas profesorit kryesor të studimit, Waldinger, janë lidhjet në jetën tonë që e bëjnë jetën me vlerë të jetesës. Më tej ai ka shtuar: 
 
"Mesazhi më i qartë që marrim nga ky studim 75- vjeçar është kjo: marrëdhëniet e mira na mbajnë më të lumtur dhe më të shëndetshëm". Me fjalë të tjera, një gjë që ne duhet  të bëjmë për një jetë të lumtur është të mbajmë marrëdhënie të mira me njëri-tjetrin.
Marrëdhëniet janë shtylla kurrizore e njerëzimit. Sigurisht, gjërat kanë evoluar dhe ndryshuar gjatë viteve, por esenca pse ne kthehemi tek njëri-tjetri është ende atje. Ne ndërtojmë marrëdhënie për, sigurinë, dashurinë, pranimin, fisin, komunitetin dhe kontributin.
 
Sipas Robert Waldinger, drejtor i Studimit të Harvardit për Zhvillimin e të Rriturve, në veçanti, "marrëdhëniet" e mira, kontribuojnë në lumturinë tonë të përjetshme. Mund të jeni të prirur të mendoni se paratë mund t'ju bëjnë të lumtur, por e vërteta është se paraja është vetëm kënaqësi nëse keni dikë që t’i  shpenzoni. Në botën e mediave tona sociale, mund të jetë e lehtë të biesh për iluzionin se të kesh miliona ndjekës në Youtube ose Instagram do të thotë që ke marrëdhënie të mira me shumë njerëz.
 
Pra, edhe fama dhe pasuria nuk e konkurojnë bisedën e këndshme  me një mik të vjetër. Ky studim epik, zbuloi se kur kemi njerëz ku mund të mbështetemi, ne jemi më të relaksuar dhe më të sigurt në jetën tonë.

Login to post comments