Zbulohet e dashura e aktorit turk që pranoi se ka prejardhje shqiptare

Premte, 09 November 2018 10:08

Momentalisht është njëri prej aktorëve të juaj të preferuar turk.

Can Yaman ka rrëmbyer zemrat e vajzave me rolin e tij në serialin turk “Ekenc Kus” që në shqip do të thotë “Zogu i hershëm”.

Me një fizik të hatashëm dhe pamje të bukur, Yaman lirshëm mund të thuhet se është njëri nga aktorët më të pashëm turk.

Aktori me prejardhje shqiptare por që ka lindur në Turqi besohej se ishte në lidhje me aktoren, Demet Ozdemir por që tashmë ky lajm doli të jetë i rremë.

E dashura e shqiptarit është Elif Tutarkaban, me të cilën është në lidhje prej vitesh. Bukuroshja ka përfunduar Fakultetin e Administrimit të Biznesit në Stamboll gjersa punon në një prej bankave të këtij vendi.

Login to post comments