Çfarë po ndodh me Noizyn? Ja ish-anëtarët që i dolën kundër

Saturday, 01 December 2018 21:36

Noizy është një prej reperëve shqiptarë, i cili hyri në tregun shqiptar duke sjellë rrymën e rapit kur ishte vetëm 19 vjeç.

I prezantoi të gjithëve grupin e tij "OTR" dhe ia doli që me punë të madhe të krijojë hite muzikore. Në karrierën e tij pati bashkëpunime me emra të njohur të muzikës.

Ndër ta ishin dhe Enca me Seven Saraçin. "Lufta" mes tij dhe Encës dihet, por një tjetër ish-anëtar i ka dalë kundër.

Seven Saraçi zgjodhi të bashkëpunojë me rivalin e tij, Don Phenom, me të cilin solli para dy ditësh projektin "Ti po rren".

Me reperin nga Shkodra punoi edhe Enca me këngën "Kujt po i han" që tashmë është kthyer në hit. Të dy projektet duket sikur duan t'i japin një mesazh artistëve të estradës.

Don Phenom është një reper i ri që arriti të depërtojë shumë shpejt në muzikën shqiptar. Para se të shpërngulej në Shqipëri, ai bënte diss-e që i dedikoheshin Noizyt dhe grupit OTR.

Por tani ka zgjedhur që të thumbojë pa përdorur emra. Kujtojmë se Noizy solli hitin "Bow down" në duet me Encën dhe "Si me kon zezake" në duet me Seven Saracin. Vetëm projekti me artistin nga Kosova vazhdon të mbetet në kanalin në Youtube.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...