Kim Kardashian u bë e njohur përmes një videoje erotike të xhiruar me ish-të dashurin e saj Ray J dhe që nga ai moment është një prej personazheve më të popullarizuara në botë.
Prej se u bë e famshme botërisht, ajo vazhdoi me publikimin e imazheve që në plan të parë kishin format e saja trupore.
Pozat provokuese dhe ato nudo kanë bërë që 37-vjeçarja vazhdimisht të qëndrojë në qendër të vëmendjes.
Për më shumë, pikërisht nga ajo është bërë e njohur thënia “rrënoi internetin”, pasi që postimet e saj në rrjetet sociale marrin miliona pëlqime.
Derisa kohë pas kohe Kim është më e përmbajtur, në momente të caktuara bukuroshja di të publikojë fotografi që marrin menjëherë vëmendje.Të hënën mbrëma, Kardashian ka publikuar një imazh të tillë në profilin e saj në Instagram, ku numëron mbi 121 milionë ndjekës.
Për gjysmë ore, fotografia ka kaluar shifrën prej gjysmë milioni pëlqimesh. Ndërsa këtë imazh, ajo e ka postuar në kuadër të fushatës reklamuese për linjën e saj të kozmetikës ‘KKW Beauty’.