Këngëtarja e njohur Dafina Zeqiri e ka mbajtur fjalën. Ashtu siç ka premtuar, ajo ka publikuar këngën e saj më të re të veçantë për të cilën thotë se është projekti i fundit për këtë vit.
Kënga titullohet “Alo”, tekstin e së cilës e ka shkruar vetë këngëtarja dhe Liridon Berisha dhe Gesko, ndërsa producenti është Cricket, transmeton Koha.net. Po ashtu, “Alo”-n Zeqiri e ka bërë në bashkëpunim me DJ Geek.
“E lumtur t’ju prezantoj të gjithëve projektin tim më të fundit për 2018-ën (qetësinë para stuhisë) – Alo”, ka shkruar Zeqiri në Instagram