Edhe kësaj here, Marina Fara, vajza e këngetares së njohur shqiptare Eli Farës, është vendosur në qendë të vëmendjes. Ajo ka postuar në rrjetin social “Instagram” disa foto intime në të cilat na prezanton me partnerin e saj të ri. Çifti shfaqen në shtrat duke u puthur. Identiteti i djalit nuk dihet pasi vetë Marina ka treguar kujdes duke i mbuluar fytyrën.
Krahas fotos së publikuar ajo shkruan “zyrtare”. Nuk na mbetet gjë tjetër veçse të presim nje ceremoni tjetër fejese të Marinës, pas asaj me biznesmenin që e bëri publike një vit më parë.