Dje ishte festa e Krishtlindjes, që në trojet shqiptare festohet nga katolik e mysliman. Populli shqiptar përherë ka treguar tolerancë ndërfetare.
Ndër vite kanë ndodhur edhe martesa mes të rinjve të dy religjioneve, të cilat megjithatë nuk kamë kaluar pa u paragjykuar.
Një rast i njohur ku dashuria ka triumfuar, është ai mes avokatit Arianit Koci dhe dizenjatores së modës Merita Harxhi. Çifti kanë një jetë së bashku dhe kanë dy fëmijë, shkruan “Kosovarja”.
Ndër çiftet e reja, mund të përmendim Xhensila Myrtezaj dhe Bes Kallaku. Xhensila i përket fesë islame, ndërkaq Besi asaj katolike. Ky dallim nuk e ka ndikuar lidhjen e tyre.
Të gjithë e dinë tashmë historinë e aktorëve Simon Tanushi e Flutura Gashi. Feja nuk e penalizoi dashurinë e tyre dhe ata u bënë shembull tolerance në këtë pikë. Çifti festojnë Bajram e Krishtlindje, shkruan “Kosovarja”.