Bosët e NBC Universal, producente e serive televizive amerikane ‘Suits’ duan sërish Meghan Markle në filmin e tyre. Sipas zërave të shkruara në ‘Mirror’ anglez Dukesha e Sussex mund të shfaqet në një pjesë të serive, që e kanë bërë të famshme në Amerike, në një sekuencë prej pak minutash.
Oferta është milionere dhe do t’i jepet një shoqate bamirësie ku dukesha bën pjesë. Edhe barku shtatzënë i Meghan nuk do ishte fare problem shkruan gazeta. Në seritë televizive në fakt Meghan interpretonte personazhin e Rachel Zane, që, në shfaqjen e saj të fundit, përpara se artistja të fejohej me Harry, u martua me Mike Ross.
Por pavarësisht atyre që thuhen nuk ka akoma një konfirmim që lajmi është i vërtetë dhe që Meghan ka pranuar ofertën milionere, duke e bërë Markle të thyejë sërish protokollin mbretëror nëse kjo gjë do të realizohet.
Sigurisht që kthimi i saj në seritë televizive do të kishte një efekt të pabesueshëm, duke marrë parasysh episodin e fundit ku shfaqet Rachel, 24 ditë përpara martesës mbretërore, ku operacionet e marketingut ishin shumë fitimprurëse, por kjo gjë mund të mos jetë aspak e mirëpritur nga oborri mbretëror anglez. Vetëm pjesëmarrja e saj për një kauzë të mirë, mund të shpëtojë dukeshën për t’u rikthyer në skenën e filmit.