Është arrestuar këngëtari me famë botërore, Chris Brown. Ai është akuzuar për përdhunim nga një vajzë 24-vjeçare në Paris të Francës.
Mësohet se para një javë, ekzaktësisht në datën 15 janar, Chris Brown ka qenë i ftuar në një event mode në Paris. Raportohet se pas ceremonisë, Brown është kthyer në hotelin ku po qëndronte së bashku me 24-vjeçaren.
Vajza ka theksuar se në fillim ishin të shoqëruar me persona të tjerë, por më pas ajo dhe këngëtari mbetën vetëm në dhomën e hotelit. Sipas saj, ai e sulmua duke e përdhunuar.