Të paktën 16 yje të mediave sociale, përfshirë këngëtaret Ellie Goulding dhe Rita Ora, modelet Rosie Huntington-Whiteley dhe Alexa Chung, si edhe vlogerja (video blogere) Zoella kanë rënë dakort të ndryshojnë mënyrën sesi reklamojnë online.
Ata duhet të deklarojnë qartë nëse janë paguar apo i morën dhuratë produktet që reklamojnë.
Kjo vjen pas paralajmërimeve nga Autoriteti i Konkurrencës dhe Tregjeve se postimet e tyre mund të shkelin ligjin e konsumatorit.
Reklamimi online mund të mbështesë markat por gjithashtu mund të çorientojë, tha CMA.
CMA nuk ka treguar rastet kur 'infuencuesit' kanë shkelur ligjin e konsumatorit, por tha se ata do ndryshojnë praktikat e tyre vullnetarisht pas një hetimi.
Megjithatë, nëse përmbushin marrëveshjen e arritur me CMA, mund të shkojnë në gjykatë dhe të përballen me gjoba të rënda ose dënime me burg deri në dy vjet.
Emrat e famshmëve të bërë publik nga CMA janë:
-Ylli i popit Rita Ora
-Aktorja Michelle Keegan
-Këngëtarja Ellie Goulding
-Shkrimtarja dhe modelja Alexa Chung
-Stilistja dhe modelja Rosie Huntington-Whiteley
-Vlogerja Zoe Sugg (me emrin Zoella)
-Mario Falcone i 'The Only Way Is Essex'
-Alexandra 'Binky' Felstead nga 'Made In Chelsea'
-Holly Hagan nga 'Geordie Shore'
-Modelja Iskra Lawrence
-Camilla 'Milly' Macintosh nga 'Made In Chelsea'
- Ylli i televizionit Megan McKenna
-Chloe Sims nga 'The Only Way Is Essex'
-Louise Thompson nga 'Made In Chelsea'
-Blogerja Dina Torkia
-Vlogeri James Chapman (me emrin Jim Chapman)