44 vjeçarja dukej shumë në stil, e vshur në të bardha, derisa po linte hotelin. Ish anëtarja e “Spice Girl” zgjodhi një palë këpucë të zeza, një rrip të kuq dhe një pallto prej mëndafshi, për të kompletuar pamjen e saj joshëse, përcjell Bota sot.
Paraqitja erdhi pasi ylli la të kuptohet se ajo mund të bëjë një paraqitje të papritur në skenë me shoqërinë e saj.
"Do të jem gjithmonë një Spice Girl dhe jam aq krenare për gjithçka që kam arritur. Unë jam krenare për to”, tha ajo gjatë një interviste në edicionin e së enjtes të “Good Morning America.”
Duke shprehur mbështetjen e saj për Mel B, Mel C, Emma Bunton dhe Geri Horner, ajo vazhdoi: “Do të jetë shfaqja më e mirë - Nuk mund të pres që ta shohin atë.”
Ndërkohë, Victoria kohët e fundit zbuloi se asaj i duhet të kujdeset shumë për trupin e saj. Ajo ndjek një dietë të disiplinuar dhe të shëndetshme dhe siguron që të gjejë kohë për të ushtruar në mënyrë që të ndjehet mirë me format e saj.
"Unë jam shumë e lumtur më mënyrën se si kujdesem në atë që ha. Pres shumë nga trupi im - unë jam 44 vjeç, kam katër fëmijë, punoj shumë, udhëtoj. Për mua është gjithçka të ha shëndetshëm dhe të punoj”, përfundoi ajo.