Selena Gomez dhe Julia Michaels kanë publikuar këngën e tyre të re, “Anxiety”, dhe të gjithë po mendojnë se teksti i saj është një përjetim personal i këngëtares së njohur, pavarsisht se teksti është shkruar nga Julia.
Kënga flet për ankthin, efektet që ka ai në marrëdhëniet dhe sesi ndihesh kur përfshihesh nga kjo ndjesi, dhe mendja të shkon menjëherë te Selena e cila e ka pranuar publikisht që është trajtuar për ankthin dhe depresionin.
Të gjitha aludimeve i ka dhënë fund vetë këngëtarja e cila ka pranuar vetë këtë përmes një postimi ku shkruan
“Motra ime e ëmbël. Julia ti ke qenë një pjesë e rëndësishme e jetës sime. Më ke ndihmuar si të kem kurajë kur kam pasur dyshime mbi veten.
Kjo këngë është shumë afër me zemrën time pasi unë e kam përjetuar ankthin dhe e di që edhe shumë shokë të tjerë e kanë përjetuar. Nuk je vetëm nëse edhe ti ndihesh kështu”- shkruan këngëtarja në postimin e saj.