Duka i Sussex-it do të kalojë Ditën e Shën Valentinit si një burrë i martuar. Thuhet se Harry dhe partnerja e tij, Meghan Markle do arratisen për në Rrethin Arktik me 14 shkurt.
34-vjeçari Harry do kalojë ditën duke takuar trupat e marinës mbretërore që do marrin pjesë në “Exercise Clockwork”, ndërsa darkën do ta kalojë me bashkëshorten e tij shtatzënë.
“Exercise Clockwork” është emri tradicional për trajnimin vjetor dimëror, i bazuar në një prej mjediseve më të vështira në botë dhe duke u fokusuar në mbijetesën në kushte ekstreme.