Dukesha Meghan Markle është ndër femrat më të fuqishme në botë dhe me më ndikim. Para se të bëhet pjesë e familjes mbretërore, Dukesha ishte pjesë e revistave të ndryshme, duke dhënë intervista të ndryshme.
Në një intervistë në vitin 2016, ajo kishte dhënë shtatë këshilla për të qëndruar të shëndetshëm.
Këshilla e parë ishte që të investoni në veten tuaj. P.sh ajo e cilësonte se edhe po të luash me qenin apo të shikosh televizor është investim në vetvete.
Tutje ajo sugjeron që të qëndroni të motivuar. “Ndonjëherë ideja e ushtrimeve tingëllon e lodhshme por unë gjithmonë ia kujtoj vetës se sa mirë ndihem pasi t’i përfundoi” ishte shprehur Meghan. Markle këshillon që të filloni të bëni joga dhe e cilëson si njërën ndër gjërat më të mirë.
Këshillë tjetër e saj është që të meditoni derisa ushtroni pasi që ju mban më të motivuar. Po ashtu Dukesha thotë që për t’u stërvitur ju duhet një shok/shoqe. Markle thotë se duhet të kënaqeni me të arriturat tuaja dhe këshilla e fundit e saj është që të mos harroni të merrni frymë.