Familja Mbretërore do të bllokojë komentet negative në rrjete sociale

Tuesday, 05 Mars 2019 09:37

Familja Mbretërore ka botuar udhëzimet e rrjeteve sociale për publikun, duke u zotuar të bllokojë përdoruesit të cilët lënë komentet ofenduese ose abuzive në kanalet zyrtare.

Sipas rregullave të reja, postimet në Shtëpinë Clarence, Kensington Palace dhe Buckingham Palace mund të fshihen ose raportohen në polici.

Këto masa janë marrë pasi stafi i familjes mbretërore është ndeshur me një lumë komentesh negative kundër Dukeshave të Kembrixhit dhe Sussex.

Asnjë prej Dukeshave nuk ka llogari personale të mediave sociale. Meghan i mbylli të gjitha llogaritë në rrjetet sociale, para se të martohej me princin Harry.

Në dhjetor 2017, pak pas angazhimit të saj, ajo kishte 1.9 milionë ndjekës në Instagram, dhe më shumë se 350.000 ndjekës të Twitter. Faqja e saj në Facebook kishte pothuajse 800,000 pëlqime./

Login to post comments