Rita Ora në gjëndje të rëndë emocionale pas ndarjes nga Andrew

Diel, 10 Mars 2019 11:24

Këngëtarja e famshme me origjinë shqiptare Rita Ora duket se ka mbetur zemërthyer nga lidhja e saj e fundit.

Ajo dhe aktori që mori famë nga filmi “Spiderman”, Andrew Garfield u ndan vetëm pak ditë më parë dhe vendimin për t’i dhënë fund e mori 35-vjeçari.

Burime pranë Ritës kanë rrëfyer se ai dëshironte privatësi në jetën e tij dhe lidhja me këngëtaren ishte diçka e tepërt që nuk mund ta përballonte.

Por nuk ka kaluar shumë dhe ai është shfaqur në shoqërinë e një tjetër vajze, këtë herë të komedianes Aisling Bea me të cilën është fotografuar në teatrin “Victoria Palace” në Londër.

Rita Ora ka mbetur zemërthyer nga kjo lidhje pasi e kishte shumë përzemër aktorin madje ata kanë kaluar edhe Krishtlindjen bashkë ku patën prezantuar edhe familjet.

1FD25143-623C-490C-AC4C-67DF4492DEDD.png

Login to post comments