Meghan Markle është kthyer në Instagram. Dhe jo, kjo nuk është një shaka 1 e Prillit e as shaka e pallatit. Ndërsa Duke dhe Dukeshën e Sussex përgatiten të lëvizin nga Pallati Kensington dhe në Cottage Frogmore për të mirëpritur fëmijën e tyre, ata janë duke rregulluar të gjitha punët e tyre. Në krye të listës së tyre kanë hapur një llogari Instagram të një çifti të ri.
Për të gjithë ata që janë kuriozë dhe që po vdesin për t’i bërë “follow” (ta ndjekin), në Instagram, llogaria e saj quhet “sussexroyal”.
“Mirë se vini në llogarinë tonë zyrtare në Instagram! Duam të ndajmë me ju kauzat që mbështesim, njoftime të rëndësishme. Ne ju falënderojmë për mbështetjen tuaj dhe ju urojmë mirëseardhjen në @sussexroyal! Harry dhe Meghan”, shkruhet ndër të tjera në postimin e tyre të parë.
Rikujtojmë se Meghan, e cila është në javët e fundit të shtatzënisë, ka pasur edhe më parë një llogari Instagram-i, përpara se ajo të zyrtarizonte lidhjen e saj me princ Harry. Ky i fundit nga ana tjetër, asnjëherë nuk ka pasur një llogari të tillë.